-sidi education-spot_img
13.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga konfliktet, te sëmundja e së ëmës, zbulohet marrëdhënia e Luiz Ejllit me familjarët

Kryesoret

Një letër e dërguar nga e ëma për të, ka emocionuar Luiz Ejllin mbrëmjen e së martës. Nëna e këngëtarit gjendet në SHBA, së bashku me familjen e së bijës. Në pamundësi për të ardhur, ajo i kishte dërguar të birit një letër shumë të ndjerë, si dhe një audio mesazh. Vetë Luizi u shpreh se nëse do të vinte, fjala e parë që do t’i thoshte do të ishte “si u fute pa më thënë”.

Artisti la të kuptohej se ishte bërë pjesë e lojës pa lajmëruar familjarët e tij. Duket se shkak për këtë është bërë pikërisht një debat që ka pasur me familjen e tij kohët e fundit para se të bëhej pjesë e formatit. Zërat për këtë sherr mes familjes erdhi kur Luizi u shpreh javë më parë se ishte me një sëmundje të rëndë. Teksa të gjithë prisnin që familja të reagonte, nga ana e tyre ishte një heshtje e plotë. Pasi lajmi u publikua në rrjet, menjëherë erdhi edhe një reagim në rrjetin e tij personal, “Instagram”.

Janë dashur këto aludime që familjarët e këngëtarit të reagojnë. E të hedhin poshtë këtë gjë duke e cilësuar si “shpifje”. Ata kanë kërkuar nga protalet dhe ndjekësit që të komentojnë dhe të shkruajnë për atë që Luizi jep aty brenda shtëpisë pa përfshirë njerëz, të cilët ndodhen jashtë. Por, vetë Luizi brenda në shtëpi është shprehur se adresa menaxhohet nga miqtë e tij.

Një tjetër moment që u duk i dyshimtë nga familjarët e tij ishte edhe dasma brenda shtëpisë me Kiara Titon. Megjithatë, për të shuar të gjitha zërat u kujdesën miqtë e tij që publikuan një bisedë me nënë e këngëtarit. Pas fotos së dërguar të çiftit, ajo kishte shkruar “të trashëgohen”.

Një reagim i shkurtër për një ngjarje që për vetë këngëtarin do të kishte një rëndësi të veçantë. Krisja e marrëdhënieve mes tyre është bërë shkak që Luizi të shkëpusë për disa kohë kontaktet. Kohë kjo që përkon edhe me futjen e tij në lojë, në këto kushte pa lajmëruar asnjë nga familja. Por, duket se me letrën dhe me mesazhin e dërguar brenda shtëpisë, raportet e tyre janë rivendosur. Mamaja e këngëtarit, i ka bërë me dije se e mbështet në këtë rrugëtim të tij. Fill pas surprizës, në studiot televizive është diskutuar shumë rreth raportit të këngëtarit shkodran me familjen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit