Duhet të reflektojmë shumë!
Asociasioni i komunave serbe në Kosovë nuk ka të bëjë aq me Kosovën, sesa me Shqipërinë!
Këtu është sekreti i çështjes.
Cudi heshtja e politikës shqiptare ndaj kësaj çështjeje! Nuk dinë cfarë të thonë? Dinë, por kanë frikë të flasin? Kanë hallet e tyre brenda periferisë së parë të Tiranës? Nuk dinë kujt t’ja prishin dhe kujt t’ja ndreqin?
Ndërkaq ajo është çështja më e rëndësishme kombëtare pas vitit 1913!
Ndërkaq merremi me çështje: a u ftoh supa apo sa i ngrohtë është byfteku!
Trishtim i madh. Kosovarët përsëri i kemi lënë vetëm!
Sa të pazotë që jemi! Ku realiteti i hidhur, ku deliri ynë mëndjemadh!