Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehet se po ndjek me shqetësim aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar dhe u lënduan disa të tjerë.
Presidenti Begaj i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Gjithashtu ai i siguron të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.
Presidenti thotë se i garanton familjarët e të gjithë pasagjerëve te lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre.
Ekskluzive/ Ambasada flet për “5pyetjet.al”: Ky është shqiptari që vdiq brenda autobusit në Kroaci