-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekskluzive/ Ambasada flet për “5pyetjet.al”: Ky është shqiptari që vdiq brenda autobusit në Kroaci

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Një shqiptar humbi jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur në Kroaci si pasojë e përmbysjes së autobusit me të cilin po udhëtonin në Zagreb.

Ambasada shqiptare në Zagreb konfirmoi për “5pyetjet.al” se viktima është Gazmir Korbi, shoferi i dytë i autobusit, i cili në momentin e aksidentit nuk ishte në timon.

“Ambasadori ka shkuar në vendin e ngjarjes. Kanë marrë kontakt me mjekët dhe është takuar me të plagosurit. Njëri ka humbur jetën. Emrat ia kemi përcjellë ministrisë së Jashtme.

Viktima është Gazmir Korbi, një nga dy shoferët që drejtonin autobusin. Por në momentin e aksidentit nuk ishte në timon” tha përfaqësuesi i ambasadës shqiptare në Kroaci për “5pyetjet.al”.

Adem Rexha, Armand Shaba dhe Ylli Muça janë mes tetë personave të plagosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit