Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim sot me strukturat e Tiranës.
Gjatë takimit Berisha u shpreh se Edi Rama është kryeministër i korruptuar.
“E ardhmja është e atyre që guxojnë për të vërtetën. Nuk ka korrupsion më të madh se ai që procedoi me pseudoreformën e Xhorxh Soros në Shqipëri. Jemi më të vendosur se kurrë në fitoren tonë”, tha Berisha, duke shtuar: “Afera korruptive nga më gjigantet. Nuk ka korrupsion më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar se ai që procedoi me pseudorefgormën e George Sorosit në Shqipëri. Me lista të PS-së, me dhjetra gjykatës e prokurorë u larguan vetëm se ishin njerëz të shënjuar me bindje të djathta. Lista të bëra, që të gjitha në selitë e krimit, të PS-së. I dorëzoheshin dy personave, i dorëzoheshin motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirkos. Një njeri që s’meritonte as diplomën që ka marrë. I dorëzoheshin nuses së “Hakmarrjes për drejtësi”, Sanxhaktarit. Ajo ishte e besuara e SHISH.”
Më tej Berisha tha se korrupsioni qeveritar shqiptar, me korrupsionin ndërkombëtar u bënë një, për të luftuar, asgjësuar forcën politike pro perëndimore të Shqipërisë.
“Ne sot përjetojmë një monizëm të bazuar në krimin, sundimin e krimit, të drogës dhe korrupsionit. Ndofta kurrë ndonjëherë në Evropë nuk ka patur një zhvillim si zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku korrupsioni qeveritar shqiptar, me korrupsionin ndërkombëtar u bënë një, për të luftuar, asgjësuar forcën politike pro perëndimore të Shqipërisë. Për të luftuar, asgjësuar forcën politike e cila në pushtet luftoi me zero tolerancë krimin, luftoi me një betejë të vendosur korrupsionin. Në opozitë vazhdoi denoncimin e të gjitha vjedhjeve, lidhjeve të qeveritarëve me krimin,” tha ai.