-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bërxulla lot, lutje dhe protestë: Balluku shkruan, motra vulos te SPAK-u

Kryesoret

Katër muaj. Protesta vazhdon nga banorët e Bërxullës në Tiranë kundër ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe firmës “Gener 2” duke kërkuar dëmshpërblim me vlerën e tregut për pronat, shtëpitë e tyre që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Edhe sot bllokuan rrugën e Rinasit dhe paralajmëron se do të shkojnë drejt vetëgjyqësisë.

Nuk e dimë ku do përfundojnë fëmijët tanë nesër, u merret prona e shtëpia dhe shteti rri indiferent. Sot që jemi në ditën e 150-të protestës na vjen një informacion. Na vjen që nuk kanë arritur akoma në përfundimin për vlerën e pronës tonë.

Ligji e parashikon, një vit para projektit duhet bërë inventarizimi i pronave dhe të dalë çmimi i pronës. Shteti nuk ka dëshirë për ta zgjidhur çështjen që është shumë e thjeshtë. Ne e kemi paraqitur vlerën e një pronë të shitur në dalë 31 tetor 2022, me një vlerë rreth 50 euro për metër katror.

Ky shtet ose nuk do ta vendosë ujin në zjarr dhe kërkon të na vrasë për së gjalli ose kërkon të luajë si macja me miun duke testuar nervat tona. Kemi 5 muaj që bëjmë thirrje, të vijnë e të ulen në negociata me ne.

Nervat tona nuk mbajnë më. Ne po sillemi në mënyrë shumë të qytetëruar. Do kemi forma më ekstreme proteste, ua kemi treguar se dimë t’i bëjmë të gjitha. I kemi bërë gjërat shumë të kontrolluara”, u shpreh një prej tyre.

Një zonjë që preket nga projekti u ndal konkretisht duke folur me emra. “Atje e ka motrën Belinda Balluku, njëra shkruan, tjetra vulos. Belinda shkruan, ajo i vulos atje te SPAK-u. Kanë ikur në drejtim të paditur të gjithë. Ky shtet punon për vete, i kanë bërë ligjet vetëm për veta” deklaroi banorja. Protesta vazhdon…

Bërxulla në protestë: Vetëgjyqësisë! Do kalojmë në forma ekstreme

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit