Policia e Tiranës ka bërë bilancin e arrestimeve të shoferëve “kokëfortë” që kanë shkelur rregullat. Shtatë drejtues mjetesh të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet nën efektin e lëndëve narkotike janë arrestuar në Tiranë.
Dy drejtues mjetesh dhe 2 pasagjerë u prangosën pasi gjatë kontrolleve fizike dhe të automjeteve, shërbimet e policisë, iu kanë gjetur e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike.
Gjithashtu, u goditën 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e policisë me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer. Njëri prej tyre i ofroi 30 mijë lekë, por u arrestua.