Ndonëse po vazhdon romancën e saj me Kristin brenda “BBV”, Keisi duket se nuk do të jetë e qetë derisa të marrë miratimin e të atit. Me plot bindje ajo është shprehur se babai i saj nuk është kundër kësaj lidhjeje.
“Problemi im më i madh është se çfarë mendon babai im, shoqëria ime e gjithë të njohurit e mi. Unë e kam mendjen tek ai, sepse dua një konfirmim nga babai.
Ai më ka thënë gjithmonë ndiq zemrën dhe jam e sigurt që ai do të jetë dakord, por si vajzë e vetme jam pika e dobët e tij. Ne kemi një marrëdhënie delikate me njëri-tjetrin, i tregoj çfarëdo lloj gjëje për mua. Nuk kam intriga dhe strategji, jam shumë reale edhe pse mbase kjo nuk duket,” u shpreh Keisi.
Mirëpo Sabiani prej mbrëmjes së djeshme e ka treguar qëndrimin e tij, duke u shprehur kundër kësaj romance. Madje këngëtari akuzoi produksionin dhe Kristin se po e shfrytëzojnë këtë rast për show.
Dhe jo pa të drejtë! Pasi si Kristi dhe produksioni e kanë shfaqur lidhjen e tij jashtë si diçka të përfunduar, kur në të vërtetë nuk është e tillë.
Ishte vetë Zaza, (e dashura e Kristit jashtë) e cila publikoi disa mesazhe të fundit me të para hyrjes në “BBV”, ku i shkruanin njëri-tjetrit “Të Dua”.