-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti Bedri Elezi për “5pyetjet.al”: Kurti do të pranojë Asociacionin

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Më poshtë opinioni i plotë nga Bedri Elezi, ekspert për çështjet e sigurisë në Kosovë dhënë për “5pyetjet.al”

………………..

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel është plainifikuar takimi në mes të kryeministritit të republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku do të takohen në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ky takim është i një rëndësie të veçant ngase faktori ndërkombëtar është pozicionuar për realizimin e marrëveshjeve në mes të republikës së Kosovës dhe asaj të Sërbisë, e veçenarisht në marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave ngase situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon është duke mbajtur e tensionuar pikrisht për qështjen e Asociacionit.

Situata e sigurisë në fund të vitit 2022, ku kemi pasur aktivitete të dhunëshme, madje edhe rrezikimin e forcave ndërkombëtare si KFOR-it dhe Euleksit, ka krijuar njē zhvillim të ri, ngase faktori ndërkombëtar u fokusua në presionin ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit.

Ne jemi të vetëdijshëm se në veriun e Mitrovicës nuk kemi qeveri lokale legjitime sepse Kosova ka dështuar organizimin e zgjedhjeve lokale pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave, poashtu nuk funsionojnë mjaftuëshem stacionët policore, prokuroria themelore si dhe gjykatat, dhe e gjith kjo për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve sërb nga këta institucione.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i saj Albin Kurti është i detyruar të pranoj Asociacionin, ngase nuk do të mund të mbaj në kontroll situatën e sigurise, sepse në rast të mos themelimit të Asociacionit situata e sigurise në veriun e Kosovës, përkatësisht në veriun e Mitrovicës do të dal jasht kontrollit dhe kështu edhe mund të ketë pasoja edhe i gjithë gadishulli ballkanik.

Ne presim se kryeministri Albin Kurti, do të pranoj Asociacionin, por do te mundohej të afatizoj qështjen pranimit të republikës së Kosovës nga ana e Sebisë. Kryeministri Kurti, kishte bërë gabim tejet të madh me qështjen e targave dhe nuk kishte marr në konsideratë rekomandim e SHBA-ve për shtyrjen e një afati prej 10 muajsh, me çka edhe kishim zhvillime të cilat cënuan sigurinë si dhe ineteresat e miqve ndërkombëtar e në veçanti interesat e SHBA-ve, në gjeostrategjinë e tyre, ngase dihej qartë përpjekja e Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin, për eskalimin e situatës së sigurise në rajon.

Jo gadishmeria e kryeministrit Kurti, për koordinimin e aktivitetëve për qështjet e targave dhe qështjeve të tjera për normalizimin e mardhënjeve në mes të Kosovës dhe Sërbisë kanë sjellur Kosovën në atë pozicion I cili tani po quhet merre ose leje.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, duhet të shfryzojnë edhe këtë pak kohe për të kërkuar çmilitarizimin e veriut të Mitrovicës, apo largimin e të gjitha grupëve kriminale dhe armëve në atë zonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit