-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maestro kërkoi takim sqarues, Luizi: Jam betuar që nuk flas më me ty

Kryesoret

“Big Brother VIP Live” nga shtëpia në Top Albania Radio është rikthyer këtë të diel. Në një panel ku pjesë ishte Luizi, Tani, Nita dhe Maestro, ky i fundit ka bërë një deklaratë të fuqishme. Armaldo Kllogjeri ka kërkuar të pajtohet më Luizin.

“Sot vendosa të bëja një takim me Luizin. Do t’i kisha kërkuar një takim veç e veç për situatën që ka ndodhur, për 10 ditëshin që i kam mbajtur qëndrim e nuk i kam folur. Duke kaluar 10 ditë pa kontakt për të folur, unë mbajta qëndrimin tim dhe besoj se qëndrimi është mëse i pranueshëm.

Kjo nuk do të thotë se unë i kam shtrirë dorën me zgjedhjen e Kiarës, por dua që brenda në shtëpi të flas me të gjithë banorët.

Do të doja, duke parë dhe Luizin që nuk ka qenë shumë i ashpër në ato që ka thënë, unë do të doja të vazhdoja lojën time në Big Brother Vip edhe me komunikimin me Luizin, këtë kërkoj. Luzi si të dojë, por e kërkoj këtë gjë se nuk dua të shikohem më si mbështetës i Luizit apo Oltës, por i vetvetes,” u shpreh Armaldo.

Nga ana tjetër Luizi është shprehur se për të Maestro nuk ekziston në shtëpi, duke mos e pranuar faljen.

“Jam betuar që unë me Armaldon nuk kam më asnjë lloj komunikimi përveç se rasti konkret, ku jemi të detyruar siç jemi në këtë lidhje me radion dhe për hir të sfidave nga “Vëllai i Madh” ndjehem i detyruar të flas dhe kështu do vazhdoj,” tha Luizi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit