-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti në Kroaci, probleme me hetimet: Vështirësi gjuhësore në komunikim

Kryesoret

Pas aksidentit të autobusit shqiptar në Kroaci ku mbeti i vdekur 1 person dhe u plagosen 9 të tjerë kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen të cilat sipas mediave kroate nuk po shkojnë shumë mirë.

Mediat kroatë raportojnë se shkak është bërë vështirësia gjuhësore në komunikim.

Sipas medias së njohur kombëtare kroate “HRT Vijesti”, me shtrimin e shtetasve të plagosur shqiptarë në spital është parë e udhës që ata të pyeten mbi rastin. Por, ka qenë mungesa e një përkthyesi aktualisht problemi për të arritur të merren detaje.

Siç raportohet nga gazeta kroate, shumë shpejt pritet që një përkthyes të mbërrijë në spitalin ku të lënduarit janë dërguar. Nga ana tjetër, është mësuar se 41-vjeçari i mbetur i vdekur nga aksidenti, është shtetasi Gazmir Korbi, i cili ka qenë edhe shoferi i dytë i mjetit të udhëtimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit