-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bloomberg”: Përplasje e mprehtë për dosjen “McGonigal” në SHBA

Kryesoret

Pas “Washington Post”, “New York Times” dhe “CNN” sot është prestigjozja “Bloomberg” që i ka kushtuar një artikull debatit që po zhvillohet mes politikës dhe drejtësisë në SHBA për dosjen “McGonigal”.

Në datën 1 Mars Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland do të flasë para Komitetit Gjyqësor të Senatit, mes shumë çështjeve edhe për dosjen “McGonigal”.

Departamenti i Drejtësisë po përgatitet për një përplasje të mprehtë me republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të armatosur me indinjatë” shkruan më tej “Bloomberg”.

Departamenti i Drejtësisë po u kërkon ligjvënësve të jenë të durueshëm pasi zyrtarët po ndjekin procedurat normale për të përmbushur kërkesat dhe fletëthirrjet e Kongresit” vijon më tej shkrimi.

Charles McGonigal, i cili ka shërbyer si shef i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork u arrestua dhe tani po hetohet në gjendje të lirë për lidhje me një oligark rus, por në akt-padi përmendet edhe emri i kryeministrit shqiptar për disa takime që kanë pasur.

McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë nga ish-agjenti shqiptar Agron Nezaj. Opozita në Shqipëri e ka kthyer në kauzë kryesore me protesta dhe kërkesa për debat në kuvend, por PS nuk pranon ngritjen e komisionit hetimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit