-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Hyra në BBV që ta shkatërroja’, Bledi Mane bën deklaratën e fortë për Luizin!

Kryesoret

Bledi Mane ishte një konkurrent i Big Brother VIP i cili u largua me dëshirën e tij natën që do priste vendimin e publikut pasi ishte në nominim me çiftin Luiz-Kiara.

I ftuar në Fan Club, ai ka treguar qëllimin me të cilin ka hyrë në BBVIP ku ka theksuar se fokusi ishte te shkatërrimi i bërthamës, Luizi-Armando-Kiara dhe Olta.

Mane tha se Luizi ka rol kryesor në shtëpi por është frikacak, duke u shfaqur si shqiptar i tranzicionit.

“Qëllimi im ishte të shkatërroja ata të katërt. Kur hyje ishe i izoluar me pranga, ata kishin rezonanca mes tyre. Kur binte gongu dhe shihnin qe do hynte konkurrent i ri bëheshin bashkë. Olta dhe Luizi kishin aftësi që të grushtonin në një qoshe. Ajo shtëpi ka katër aktorë dhe të tjerët ishin spektatorë. Në jetën time nuk kam pasur idhuj, jo më Luizin. Luizi më pëlqen për dallaveret, ngatërresat është tipik i shqiptarit në tranzicion. Unë isha spektator i Luizit, nuk jam përplasur ndonjëherë me të. Luizi është frikacak, por ka tonin e zërit që e bën gangster. Banorët e tjerë nuk qeshin dot pa dhënë sinjale Luizi”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit