Mbrëmjen e djeshme çifti Kristi dhe Keisi kanë shkëmbyer puthjen e parë me njëri-tjetrin, edhe pse në kuadër të një loje brenda BBVIP.
Ndonëse puthja e shumë pritur nga ndjekësit ndodhi mes dyshes, babit të Keisit, Sabianit nuk i ka pëlqyer ku menjëherë ka marrë masa duke ndëshkuar të bijën. Ai e ka hequr atë nga lista e ndjekësve të tij në ‘Instagram’ dhe madje ka fshirë edhe fotot.
Në fakt ky ndëshkim i tij duket më shumë për ndjekësit, pasi Keisi nuk është në dijeni se i ati është kundër kësaj lidhje.
Kujtojmë se Sabiani ka publikuar dhe mesazhet e Kristit me të dashurën jashtë, ku sulmuar për mashtrimin se ky i fundit ishte ndarë pasi kishte hyrën në BBVIP. Sabiani theksonte se nuk do lejonte që Kristi të luante me dy porta dhe të sillej si çapaçul me vajzën e tij.