-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mjekja rrëfen tmerrin nga përmbytja e anijes në brigjet e Italisë: Kufomat notonin gjithandej!

Kryesoret

Numri i emigrantëve që vdiqën mëngjesin e sotëm në Cutro ka shkuar në 59 pasi anija me të cilën po shkonin drejt Italisë u nda në dysh. Mediat italiane raportojnë se numri i viktimave mund të rritet në më shumë se 100. Mes viktimave të konfirmuara janë 14 të mitur, mes tyre edhe një foshnje disa muajshe.

Mjekja Laura De Paoli ka rrëfyer për mediat italiane se kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kishte kufoma që shiheshin gjithandej. “Kur mbërritëm në vendin e përmbytjes së anijes, pamë kufoma që notonin kudo dhe shpëtuam dy burra që mbanin në krahë një fëmijë. Fatkeqësisht, fëmija kishte vdekur.

Tragjedia në Itali, shkon në 59 numri i viktimave nga mbytja e anijes me emigrantë

Të dy që mbajtën fëmijën mundëm t’i shpëtojmë. Ata ishin vëllai dhe daja i djalit. Ne u përpoqëm ta rikthenim, por mushkëritë e tij ishin plot me ujë. Ai ishte 7 vjeç”, tha mjekja. Deri më tani janë shpëtuar 80 emigrantë. 21 prej tyre janë dërguar në spital ndërsa pjesa tjetër janë strehuar në një qendër për azilkërkuesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit