-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nita e pranon: Ja banori aktual i BBV me të cilin kam pasur lidhje dashurie

Kryesoret

Duket se eksperienca në Big Brother nuk është e para për Nita Latifin dhe Shpat Kerleshin të cilët kanë pasur edhe një marrëdhënie romantike.

Ka qenë vetë Nita, e cila e ka treguar këtë gjë pas një pyetje të Luizit mbrëmjen e djeshme. Ajo deklaroi se para 4 vitesh ka patur disa takime me Shpatin, janë puthur, por nuk ka patur diçka më shumë, duke iu referuar marrëdhënieve seksuale.

Nita tha më tej se pas disa takimesh, ata e kanë kuptuar se nuk kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe kanë vazhduar të jenë vetëm shokë.

“Kur e pe që Shpati u afrua me Dean, ti a ndjeve ndonjë lloj xhelozie?” e pyeti Luizi, Nitën.

“Po them një përgjigje të sinqertë, para 4 vitesh, unë dhe Shpati kemi dalë në një “date”. Ka ndodhur thjesht një puthje. Kemi dalë disa herë, kemi qenë shumë shokë dhe prej asaj, tendenca ka qenë me pas diçka, por nuk ka ndodhur. Thjesht, nuk e kena ndje me pas diçka dhe kemi vazhdu me qenë shokë. Përgjigjia është që nuk kam qenë xheloze, sepse nëse do të doja të isha me Shpatin, do të kishim qenë bashkë.” u përgjigj Nita.

Ndoshta, kjo ka qenë arsyeja dhe pse Nita e njohu direkt Shpatin kur hyri në Big Brother Vip edhe pse ai ishte me maskë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit