Njëra pas tjetrës katastrofa po vinë në Antiokinë e goditur nga tërmeti në Turqi, pasi një zjarr i madh shpërtheu pasditen e sotme në një fabrikë plastike me zjarrfikës që po luftojnë për ta frenuar dhe shuar atë.
Siç raportojnë mediat turke, zjarri ka rënë pasditen e së hënës në një fabrikë plastike në Antioki në provincën e Hatay në rrethana të paspecifikuara.
Zjarri u përhap me shpejtësi pas djegies së kutive plastike në zonën e fabrikës dhe flakët shumë shpejt përfshiu të gjithë objektin. Në të njëjtën kohë, disa shpërthime kanë ndodhur për shkak të djegies së plastikës.
Mobilizimi i Shërbimit Zjarrfikës ka qenë i menjëhershëm, ku kanë dërguar një numër të madh zjarrfikësesh, por edhe autoambulanca.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që zjarrfikësit janë ende në vendngjarje për shuarjen e plotë të tij.
Siç deklaroi një gazetar i CNN Türk: “Ne e pamë tymin për gjysmë ore, menduam se po digjej mbeturina, por më në fund u konstatua se fabrika ishte në flakë. Ka nisur puna për shuarjen e zjarrit në zonë. Shumë zjarrfikëse dhe ambulanca janë në rrugëtim. Gjithashtu janë dërguar edhe dy autoambulanca. Sipas informacioneve që kam marrë, ka persona që janë prekur nga zjarri”.