Ka shkuar në gjashtë numri i personave të plagosur nga aksidenti që ndodhi paradite te “Ura e Tajvanit” në Tiranë. Drejtues makinash dhe pasagjerë ndodhen në spital për të marrë mjekim nga plagët që morën nga përplasja.
Në aksident janë përfshirë urbani i linjës së Unazës dhe 10 automjete të tjera. Në autobus në momentin e aksidentit ndodheshin rreth 50 pasagjerë.
Pritet të bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë për të kuptuar se kush ka qenë fajtori i këtij aksidenti të shumëfishtë që ka rrezikuar jetën e qytetarëve.
Grupi hetimor po kryen testin e alkoolit dhe drogës për të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident.
Flet drejtuesi që u aksidentua në Tiranë: Jam i tronditur, shoferi i autobusit ishte shokuar