-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trupi i modeles u gjet i copëtuar me sharrë elektrike, arrestohet ish-bashkëshorti dhe familjarët e tij!

Kryesoret

Katër anëtarë të së njëjtës familje akuzohen për vrasjen e modeles nga Hong Kongu, Abby Choi. Ish burri i saj Alex Kwong, 28 vjeç, vëllai i tij Anthony, 31 vjeç dhe babai i tyre, Kwong Kau, 65 vjeç, akuzohen për vrasjen e saj. Nëna e Alex Kwong, Jenny Li, 63 vjeçe, akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës.

Ata dolën të para Gjykatës dhe të katërve iu mohua kërkesa për lirim me kusht. Të dielën, hetuesit identifikuan një kafkë, disa brinjë dhe flokë në një tenxhere të madhe supe prej çeliku inox që besohet të jenë eshtrat e Choi, tha policia. Pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë bustin dhe duart e Choi, mbeten të humbura.

Hetimi nisi të mërkurën pasi Choi, 28 vjeç, u raportua e zhdukur. Dy ditë më vonë, pjesët e trupit të saj u gjetën në një shtëpi në lagjen Tai Po të qytetit. Një prerës mishi, një sharrë elektrike dhe disa veshje u gjetën gjithashtu në shtëpi. Ish-bashkëshorti i Choi u arrestua të shtunën në një skelë tragetesh në një nga ishujt periferikë të qytetit, tha policia. Vëllai dhe prindërit e tij u arrestuan të premten. Një e dyshuar e pestë, një grua 47-vjeçare, u arrestua të dielën në lidhje me rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit