Kandidati i PD-së për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka publikuar disa foto nga situata që po ndodh në këtë qytet ku njerëzit po përleshen në nxitimin e tyre për të përgatitur dokumentet për patentat e makinave para se të hyjë në fuqi marrëveshja e shtetit me autoshkollat që dyfishon çmimin e marrjes së lejes së drejtimit.
“Në rradhë për të shmangur vjedhjen‼️ Këto pamje kanë shoqëruar klinikën e Specialiteteve në Elbasan prej disa ditësh. Qytetarë që hipin mbi kangjella dhe ngjeshen në rradha për të shpëtuar paratë e tyre.
Dyfishimi i tarifave për të marrë lejen e drejtimit të mjetit është një tjetër formë për t’i futur dorën në xhep qytetarëve! Edhe njëherë po dëshmojnë se në babëzinë e tyre për të zhvatur janë të pandalshëm” shkruan Boçi.