Autoritetet angleze kanë arrestuar ditën e sotme 4 persona për kontrabandim të emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe me gomone përmes Belgjikës.
Mes të arrestuarve janë edhe 2 shqiptarë të moshës 44 dhe 48 vjeç në Nottingham
Në Hove gjithashtu u arrestua edhe një 51-vjeçar shqiptar i cili dyshohet si bashkëpunëtor në emigracionin e paligjshëm.
Sipas hetimeve 3 shqiptarët kanë blerë një gomone dhe e kanë përdorur atë për udhëtimet nga Belgjika drejt Britanisë, ndërsa emigrantët i zbarkonin në Margate, në Kent.
Të gjithë shqiptarët dyshohet se janë pjesë e një bande që merrej me trafikim klandestinësh.
12 emigrantë mes tyre edhe 1 fëmijë besohet të jenë shtetas shqiptarë. Të gjitha ata u morën gjithashtu në paraburgim nga autoritetet belge.