-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush i porositi dy vrasjet në Elbasan? Flet i akuzuari: Sot erdha për respekt, do të flas herën tjetër

Kryesoret

I akuzuari për porositjen e dy vrasjeve në Elbasan, Erion Alibej ka pranuar që të flasë, por e ka shtyrë për në datë 3 mars.

Alibej ishte i pranishëm sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, që u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 2020.

Alibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa i pyetur nga gjykata ai për herë të dytë tha se do të fliste, por në një moment tjetër.

“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Sot kam ardhur vetëm për respektin tuaj. Duke qenë se më ka ndodhur një problem familjar do të flas në një moment të dytë” mësohet se ka thënë ai.

Dëshmia është shtyrë për shkak të arrestimit të kunatit të tij disa ditë më parë për një atentat të pretenduar se po organizohej.

Ishte Nuredin Dumani që ka treguar se ekzekutori ka qenë Skerdi Tase, ndërkohë që si porositës përmend emrin e Erjon Alibejt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit