-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga i morët 32 mijë euro? Nën hetim 2 persona në Morinë dhe Portin e Durrësit

Kryesoret

Policia kufitare ka nisur procedimin penal ndaj dy persona  pasi tentuan të fusnin 32 mijë euro në pikat kufitare në Durrës dhe Morinë.

Në Morinë, si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, shërbimet i gjetën personit me inicialet J. R. 58 vjeç, banues në Luksemburg, 20 000 euro të fshehura në automjetin që drejtonte, me qëllim mosdeklarimin.

Ndaj këtij shtetasi nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e personit me inicialet K. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, 12 205 euro të padeklaruara sipas kërkesave të ligjit.

Ndaj 35-vjeçarit nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Kukës dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit