-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Konglomerati kinez ku punon Duçka sponsorizoi ekspozitën e Ramës

Kryesoret

Partia Demokratike dy ditë përpara mocionit me debat në Kuvend, akuzon se konglomerati kinez CEFC ku punonte Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës i identifikuar në dosjen hetimore McGonigal si ‘Personi B’, ka sponsorizuar në 2015-ën një ekspozitë të kryeministrit të Shqipërisë.

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo thotë se përveç shkeljes etike, të përdorimit të postit zyrtar për aktivitete dhe hoby personale, publikut në Shqipëri i lind e drejta të dijë se, pse kinezëve të konglomeratit gjigand u ka lindur në zemër të sponsorizojnë ekspozitën e kryeministrit të një vendi si Shqipëria?

“A ka ta bëjë kjo me faktin se zhgarravinat e Edi Ramës u pëlqyen drejtuesve të kompanisë korruptive, që sot e ka të dënuar në Kinë presidentin për korrupsion? Apo se Edi Rama, nëpërmjet këshilltarit të tij Duçka, “Personi B” në dosjen e FBI, u ka premtuar lëshime ekonomike në Shqipëri?

Këto janë pyetje që nuk kanë marrë përgjigje, dhe as do të marrin ndonjëherë, sepse Rama u fshihet përgjegjësive dhe llogaridhënies, siç ka bërë prej më shumë se një muaji me “dosjen McGonigal” ku ai figuron personazh kryesor.

Ajo që Rama nuk tregon dhe fsheh është lehtësisht e verifikueshme nga faktet. Fakt është se largësia e Shqipërisë nga Hong Kong-u është 8,711 km dhe çarteri vajtje-ardhje kushton rreth 300 mijë euro.

Fakt tjetër është se Academia Jao Tsung-I, si organizatë jofitimprurëse funksionon në bazë të donacioneve dhe të tarifave që merr për hapje ekspozitash, apo aktivitete të tjera, nga promovimet deri te dasmat. Në këtë rast, sa është donacioni apo tarifa që Dorian Duçka ka paguar në Akademinë e Hong Kongut për ekspozitën e mikut të tij, Edi?” pyet PD-ja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit