Policia e Tiranës njofton zyrtarisht se ka arrestuar Agron Xhafën, shoferin 63-vjeç të urbanit të linjës së unazës dje në Tiranë që aksidentoi duke përplasur 10 makina.
Bilanci ishte 9 të plagosur. Shoferi u dërgua fillimisht në spital për ndihmë më pas është arrestuar. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Ditën e djeshme duke drejtuar autobusin është përplasur me disa automjete dhe si pasojë janë dëmtuar 9 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.