Tre muaj nga hapja e sezonit turistik, drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit ka firmosur një tender me vlerë mbi 74 milionë lekë (konkretisht 74,719,000) për blerjen e mjeteve lundruese “Jet-Ski” dhe karela rimorkimi.
Fituesi i shpallur nga drejtoria e policisë që drejtohet nga Muhamet Rrumbullaku është firma “MOTO TIRANA”. Procedura ishte e hapur, por nuk kishte garë, pasi në tender mori pjesë vetëm një kompani.
Policia tender 2.2 mln Euro për makina me qira! Pas 4 viteve sytë nga qielli
Gjithashtu fituesi ishte pranë fondit limit. 76,228,739.00 Lekë ishte vlera e fondit dhe 74,719,000 dha bashkimi i operatorëve OE: “MOTO TIRANA” sh.p.k.
Kompania duhet të dorëzojë mjetet lundruese brenda 60 ditëve. Kjo nuk është hera e parë që policia firmos tenderat pa garë dhe pranë fondit limit.