-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia marrëveshje me BE, financohet ndërtimi i hekurudhës Beograd-Stamboll

Kryesoret

Serbia dhe BE nënshkruan një marrëveshje për të subvencionuar ndërtimin e rrjetit hekurudhor nga Beogradi në qytetin e Nishit.

Marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësuesi i Bankës Evropiane për Investime, Alessandro Bragonzi dhe Ministri i Ndërtimit i Serbisë, Goran Vesic.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua simbolikisht në një tren në lëvizje, në prani të Presidentit të Republikës, Aleksandar Vuçiç dhe Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varcheli.

Ndërtimi i projektit do të nisë në vitin 2024 dhe do të përfundojë në vitin 2029. Bëhet fjalë për një rrjet hekurudhor të shpejtë me një gjatësi totale prej 230 kilometrash. Projekti do të kushtojë gjithsej 2.77 miliardë euro. BE-ja do të sigurojë 2.2 miliardë euro për zbatimin e projektit, nga të cilat 610 milionë do të jepen në formë ndihme dhe pjesa tjetër do të sigurohet me kredi nga bankat europiane.

Aleksandar Vuçiç theksoi se do të jetë projekti më i madh që do të zbatohet në Serbi deri më sot dhe vuri në dukje se pas përfundimit të tij, Beogradi do të lidhet me hekurudhë të shpejtë me Selanikun, Athinën dhe Stambollin.

Këtë e ka bërë të ditur Vuçiç “Kur të përfundojë projekti, rruga nga Beogradi në qytetin e Nishit do të zgjasë një orë e dyzet minuta, ndërsa sot treni zgjat gjashtë orë”.

Komisioneri evropian Oliver Varheli theksoi se “ky projekt do të ndryshojë jetën e qytetarëve të Serbisë, por edhe të popujve të rajonit më të gjerë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit