Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës ka mbështetur dialogun që është mbajtur mbrëmë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç.
Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës ka thënë se shpreson se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara.
“Zvicra mirëpret takimin e fundit në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç, mbi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Zvicra, duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE, shpresojmë se bisedimet e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara,” thuhet në njoftim.
Switzerland welcomes recent meeting in Brussels between Prime Minister @albinkurti and President @avucic on the European proposal for the normalisation of relations between 🇷🇸 and 🇽🇰. 🇨🇭, supporting the EU-facilitated dialog, hopes further talks will yield desired results. https://t.co/OuGHnl1pCs
— Swiss MFA (@SwissMFA) February 28, 2023