Pas aksidentit të djeshëm në qendër të Tiranës ku një autobus i linjave urbane të kryeqytet mori para disa makina, duke lënë të plagosur nëntë persona, duket se problemet nuk kanë të sosur me shërbimin e këtyre linjave.
Ditën e sotme një nga autobusët e linjës Kamëz – Tiranë ka shkaktuar panik mes udhëtarëve teksa ecte, pasi një zhurmë e fortë e shkaktuar brenda në autobus, ka bërë që shoferi të ndalë mjetin dhe udhëtarët të dalin jashtë me shpejtësi.
Autobusi është ndalur në rrugë pranë Zogut të Zi, ndërsa nuk ka informacione për persona të lënduar.