-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ç’po ndodh në Tiranë? Shpulla e grushte kokës mes vajzave të klasës së 6 në Bathore

Kryesoret

Një tjetër rast dhune mes adoleshentësh. Këtë herë vajzat janë në klasë të 6 të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore.

Shkak i dhunës është bërë një konflikt banal dhe pamjet janë hedhur në rrjete sociale.

Në video shihet se dy vajzat nuk janë vetëm, pasi teksa ato po zihen, ‘shfaqja’ shihet edhe nga bashkëmoshatarët e tyre.

Disa ditë më parë, 4 nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” po ashtu u përfshin në një ngjarje të tillë.

Zvarrë për flokësh në derën e shkollës! Shkelma dhe dhunë mes vajzave (VIDEO)

Në video shihen disa vajza që kapin nga flokët dhe godasin një bashkëmoshatare të tyren për disa sekonda derisa shënjestra arrin të largohet. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë konfliktin e tyre të degradojë deri në këtë fazë, por ajo që vihet re është se vajzat janë me uniforma dhe çanta shkolle, dhe askush aty pranë nuk ndërhyn për t’i ndarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit