-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armando Subashi i Fierit tender 1 miliard lekë pa garë për naftë

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi i cili ka qenë në qendër të akuzave dhe që vitin e kaluar u mor në pyetje nga SPAK-u për dosjen e inceneratorëve ka firmosur një tender rekord, thuajse një miliard lekë për naftë dhe benzinë.

Në datë 1 shkurt të këtij viti, bashkia Fier shpalli fituese të tenderit 870 milionë lekë të vjetra për blerje nafte kompaninë “AGA-1” me administrator Artan Jaupajn. Në tender mori pjesë vetëm një kompani duke mos pasur konkurrencë.

Gjithashtu tenderi është fituar thuajse me vlerë limit 100%. 87 560 850,00 ishte vlera limit dhe fituesi u shpall me këtë vlerë 87 560 703,00. Çudia e madhe është si nuk ka nisur asnjë hetim për këtë rast.

Tenderi është cilësuar si problematik nga Open Procurement Albania pasi nuk ka pasur asnjë ofertues tjetër përveç kompanisë AGA-1 duke ngritur flamurin e kuq. Gjithashtu bashkia ka firmosur edhe një tjetër tender 32 milionë lekë për blerje benzine. Skema ka qenë e njëjta dhe përsëri fituese u shpall firma “A G A -1 SHPK” pa garë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit