Lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak duke ka komentuar Marrëveshjen evropiane ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tha se kjo e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe vendos marrëdhënie mes dy shteteve.
Në pyetjen se kush fitoi dhe kush humbi nga Marrëveshja evropiane Çanak, për “N1” tha se atje nuk fitoi askush.
“Është thjesht një ofertë që nuk mund të refuzohet dhe ju keni dy pika në atë marrëveshje. Njëra është problematike për kryeministrin Kurti dhe tjetra për presidentin Vuçiç”, tha Çanak, duke shtuar se “nuk ka dyshim se Kosova po merr pavarësinë e saj”.
“Kurti fiton qasje në organizatat ndërkombëtare, njohje praktike dhe të padiskutueshme të Kosovës, pasi në pikën 3, me aq sa e kam lexuar, thuhet qartë se marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të zhvillohen në përputhje me dokumentet e OKB-së për marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kjo e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe vendos marrëdhënie mes dy shteteve”, ka theksuar Çanak
Për Vuçiçin, shton ai, gjëja më e rëndësishme është Asociacioni i Komunave Serbe – të marrë “Republikë Srpska” në veri të Kosovës.
“Nuk do të jetë si ‘Republika Srpska’ sepse atje jetojnë 36 mijë dhe kjo nuk ka asnjë ndikim në popullsinë dy milionëshe të Kosovës,” shpjegoi Çanak.
Kur bëhet fjalë për ata që në Serbi e quajnë Vuçiçin tradhtar për shkak të kësaj marrëveshjeje, Çanak thotë se ata janë pretendues të pushtetit.
“Ata duan të jenë Vuçiqa më të mëdhenj se Vuçiq, të gjithë janë të lidhur me historinë ruse”, thekson Çanak.
Sipas tij, Bashkimi Evropian ka pushuar së qeni faktori motivues, çfarë ishte 20-30 vjet më parë.