-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutohen tre gra në Tiranë! Dy të tjera të plagosura (E PLOTË)

Kryesoret

Tre gra janë vrarë sot në Tiranë dhe dy të tjera janë plagosur në dy ngjarje që janë shënuar në Tiranë. Ngjarja e parë ndodhi në Paskuqan, ku ish-dhëndri Dan Hutra pas konfliktit qëlloi me armë zjarri kallash në shtëpinë e vjehrrit duke lënë dy gra të vdekura dhe dy të plagosura.

Viktimat në rrugën “Rustem Haklaj” në Kodër-Kamzë nga plumbat e Dan Hutës janë Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së autorit dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait. Të plagosura mbetën ish-bashkëjetuesja e 40-vjeçarit, Elena Hysa 35 vjeçe dhe Kujtime Hysa 60 vjeçe që është nëna e saj.

Autori i dyshuar Dan Huta është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.

Ndërkohë që zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai deklaroi se thuajse në të njëjtën kohë që ndodhi krimi në familje në Paskuqan, një tjetër është regjistruar në Kamëz ku është vrarë një 31-vjeçare në oborrin e shtëpi. Mullai tha se dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit