Një ngjarje tepër e rëndë është regjistruar të mërkurën, ky 2 gra kanë mbetur të vrara dhe 2 të tjera kanë mbetur të plagosura.
Policia tha se Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar i armatosur që u arratis me një “Benz” që është shpallur në kërkim para se të shkonte te shtëpia e vjehrrit qëlloi me thikë të dashurën, Marjana Gurakuqi duke e plagosur.
Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.