Prokuroria e Tiranës ka ballafaquar ish-zyrtaren e Kryeministrisë, Alda Klosi me pastruesen Rozeta Dobi, të dyja të arrestuara dhe në të njëjtin burg në Tiranë.
Ishte dëshmia e pastrueses që deklaroi se jo vetëm 120 mijë eurot, por edhe mbi 400 mijë të tjerat ia ka dhënë vetë Alda Klosi për t’i fshehur.
Por Klosi e ka mohuar duke pranuar se të sajat janë vetëm 120 mijë euro që ia kishte vjedhur pastruesja. Përballë kësaj situate, prokuroria i ka ballafaquar dy palët.