-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasja e 2 trenave në Greqi, 38 viktima dhe mbi 80 të plagosur

Kryesoret

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 38 persona dhe janë plagosur 85 të tjerë. Mes të plagosurve ka pasur edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç.

Mediat greke raportojnë se aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes. Mësohet se përplasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Dhjetëra oficerë policie dhe 40 zjarrfikës morën pjesë në operacionet e shpëtimit. Rreth tridhjetë autoambulanca ishin gjithashtu në vend.

Dy spitale në zonën e Larisës janë hapur për të akomoduar të plagosurit e shumtë, 25 prej të cilëve thuhet se janë në gjendje të rëndë

Kërkimet për të vdekurit dhe të zhdukurit vazhdojnë, por autoritetet nuk janë optimiste për ecurinë e tyre. Për sa i përket trenit të pasagjerëve, ishin gjithsej tre shoferë, njëri prej të cilëve ishte ulur si pasagjer pranë dy kolegëve të tij që ishin në detyrë. Në të njëjtën kohë, në karrocën e klasit të parë ndodheshin mbi 20 persona, por ende nuk dihet numri i saktë. Nga ana tjetër, në makinen e trenit komercial ishin dy drejtues.

Deri më tani, sipas informacioneve, ka përllogaritje se numri i të vdekurve do të kalojë 50, por ende nuk mund të ketë një vlerësim zyrtar pasi biletat nuk janë të gjitha të emërtuara, pasi ato të nxjerra nga sporteli në stacione nuk janë domosdoshmërisht me emra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit