-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet vendimi për inceneratorin e Fierit

Kryesoret

Shtyhet për në 5 mars vendimi për inceneratorin e Fierit. Në seancen e sotme u degjua vetem prokurori që mbajti qendrim per pretendimet e mbrojtjes. Ne muajt mars dhe nentor 2022, u firmosën nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, 21 urdher-arreste për inceneratorin e Fierit.

Pjesa me e madhe e tyre jane ekzekutuar. Nga hetimet e SPAK rezultoi se janë pasqyruar shërbime që nuk janë kryer në vlerën e 4 milionë eurove, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar përmes mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Klodian Zoto, me bashkëpunëtorët, organizuan dhe vunë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin për llogari të inceneratorit që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit TVSH-së.

Shoqëria ka realizuar blerje fiktive nga kompanitë e personave të përfshirë në vlerë totale prej 359.4 milionë lekë dhe dëmi i shkaktuar përmes TVSH-së në buxhetin e shtetit është 60 milionë lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit