Dëshmitë e pasagjerëve nga përplasja tragjike e trenave në Greqi që rezultoi me humbjen e jetëve të dhjetëra personave, ngrenë pikëpyetje lidhur me atë që i parapriu aksidentit.
“Ishte shumë … frontale” tha një pasagjer i plagosur lehtë, i cili u mor nga vendi i përplasjes me autobus, dhe më pas shtoi diçka që ngre pikëpyetje se çfarë saktësisht i parapriu përplasjes.
“Në një moment po dëgjonim, më thotë, një vonesë 20 minuta, gjysmë ore, pastaj na thotë “një orë vonesë” dhe aty thotë se ka konfuzion në linja. Dëgjojmë dy vajza, tani nuk e di përshkrimin në trena si quhen asistentët që thanë “po ku është ky shefi, u kthye?!”.
Një tjetër pasagjer i ri tha se dëgjoi marshinistin e trenit duke folur me oficerin e biletave dhe duke thënë “le të shkojmë kudo që të shkojë“.
Konkretisht, në dëshminë e tij, pasagjeri tha se “më duhet të them vetëm se kur u vonuam në Paleofarsalos dëshova marshinistin e trenit duke folur me menaxherin e biletave dhe duke thënë “hajde kudo që të dalë“, padyshim që është e paramenduar. Po, e kam dëgjuar në radio” tregoi ai.
A ka shqiptarë nga tragjedia në Greqi? Ambasadorja flet për “5pyetjet.al”