-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia! Arrestohet shefi i stacionit, Mitsotakis: Ju garantoj, do të zbardh shkaqet

Kryesoret

Pas tragjedisë në Greqi me 36 viktima u arrestua kreu i stacionit me përgjegjësitë kryesore për aksidentin tragjik me përplasjen e dy trenave në Larisa.

Deklaratat e të mbijetuarve dhe dëshmitë e ekspertëve do të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet e sakta të rrëzimit.

Ajo që po hetohet kryesisht është nëse bëhet fjalë për gabim njerëzor apo për një sërë lëshimesh e gabimesh teknike që kanë çuar në aksidentin fatal, si dhe përse komandanti i stacionit i ka dhënë linjën e caktuar trenit të pasagjerëve.

Kryeministri Mitsotakis nga Larisa, vendi i tragjedisë deklaroi se një gjë mund ta garantoj, “do t’i zbulojmë shkaqet e tragjedisë”.

“Ajo që po përjetojmë sot si vend është shumë e vështirë. Po flasim për një tragjedi të patregueshme”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

“Prej këtu, një gjë mund të garantoj: do të zbulojmë shkaqet e kësaj tragjedie dhe do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të parandaluar që diçka e tillë të mos përsëritet më” tha ai.

Kjo është vajza shqiptare që shpëtoi mrekullisht nga tragjedia në Greqi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit