Mesditën e sotme në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve në Patos ka ndodhur një shpërthim ku për pasojë ka ndërruar jetë 40-vjeçari, Alket Malaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë kohës kur viktima po punonte dhe në një moment është djegur nga shpërthimi i furrës së gizës.
Për shkak të plagëve të marra 40-vjeçari ndërroi jetë.
Trupi i viktimës ndodhet në morg ndërsa policia po merr në pyetje kolegët e viktimës si dëshmitare okularë.
Njëri prej kolegëve tha se presioni ka qenë aq i madh sa i ka prerë kokën.
“Vetëm zhurmë dëgjova. Se si ndodhi nuk e di. Po bënte kohë që ishte i punësuar. Merrej me aluminin. Ishte duke hedhur gizë lart, do ketë pasur ujë dhe krijon plasje. E kishte kapur në qafë,” tha një koleg.
“Ka plasur furra. Presioni i ka prerë kokën. Furra prodhonte kapakë pusetash dhe gjera elektrike. Shkrihet gizë. Ishte punëtor i vjetër,” tha një tjetër.