Ilir Hajvazi, që është një nga fqinjët e killerit Dan Hutra, ka rrëfyer që autori i 3 vrasjeve të djeshme ka qenë gjithmonë një person problematik. Ai tha se njëherë e kishte rrahur dhe më pas kishte frikë se mos e vriste.
“Mendova se do më vriste mua se e kam rrahur njëherë. Nuk e di si është liruar një person i tillë që ka vrarë, dhunuar dhe grabitur gjithë kohës. Ka qenë një mostër me gjithë veset e këqija që mund të ketë një njeri.
Këta duhen dënuar, më saktë me thënë duhen ekzekutuar me plumb. Kjo do të ishte ndaluar nëse do të ishte dënuar 30 vite dhe jo me gjykim të shkurtuar” është shprehur ai.