-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jeni bërë qesharak”, Kryemadhi deputetëve të PS-së: Rama nuk është institucion

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në parlament akuzoi deputetët e PS-së se po mbrojmë kryeministrin Edi Rama pa të drejtë  për çështjen McGonigal.

“Ka një problem shumë të madh në çështje MvcGonigal. Paniku që kryeministri kishte në momentin që flitej për këtë, u ul pranë Majkos të cilin nuk e vuri as në listë për deputet, duhet të arrestoje Bllako që të ishte Majko deputet.

Rama nuk dëgjonte dot deputetët e opozitës, por shfaqi një dashuri të madhe për deputetët e tij që i ka nxjerrë emailet, videopërgjimet si ai i Babales.

Mjafton të shohim emailet që dalin nga zyra e Ramës, dalin emaile të ministrave e drejtorëve të shkarkuar, armiqve të Ramës, por si nuk doli ndonjë email i bashkëshortes apo kunatit të Ramës që fitojnë tendera, si nuk doli TIMS-i vëllai të Ramës?

Patosi që ne ndonjëherë kemi për të mbrojtur njëri-tjetrin na kthen në qesharak.

Edi Rama nuk është institucion, sado të mundohet ta fshehë panikun që ka hyrë e ka shumë të vështirë.

Përdorimi i zyrës së ministrat si pronë private për momentin mund t’i japi kënaqësi Edi Ramës por më vonë dhimbjen do ta ketë shumë të madhe.”, tha Monika. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit