-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Rusët paguan “Çadrën”! Dosja nuk është mbyllur në SHBA

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se nuk ka zot që të korruptojë shefin e FBI-së duke mohuar akuzat e opozitës. Më tej, ai tha se ishte PD-ja që mori sipas tij paratë ruse dhe fati i hetimit ende nuk dihet në SHBA për këtë dosje që sipas tij nuk është mbyllur.

Unë dhe zyra ime nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë veç informacioneve të dala në media, se po ti kishim si do i mbanim të fshehura, për të mbrojtur Lulin apo tutorin e Lulit, se Luli nuk i merrte vetë paratë ruse, lerë çfarë thotë tutori.

Po të kisha pasur më shumë informacione se rusët financonin partinë më të madhe në opozitë do ia kisha përcjellë kujtdo që të mundja dhe FBI-së patjetër. Dëgjova se edhe ai artisti Lulëzim ishte zgjuar dhe kishte bërtitur, “doli e vërteta”.

Cila, se paratë i kanë dhënë 500 fantazma në diasporë për të shembur komunizmin me çadrën? Jeni ju që keni marrë paratë ruse. Fati i hetimit andej matanë për këtë nuk dihet akoma.

Kurse këtu në Shqipëri, ju i shpëtuar përgjegjësisë falë asaj prokurorie dhe drejtësie, që Gërdecin e mbylli si shpërthim teknikisht të gabuar dhe 21 Janari si vrasje pa autor” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit