-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra e Dan Hutrës, fqinji i Etleva Kurtit: Sipas Kanunit nuk merret gjaku te gratë

Kryesoret

Ditën e djeshme Shqipëria u trondit nga vrasësi serial Dan Hutra. 40-vjeçari kreu një ndër masakrat më të tmerrshme që ka parë vendo anë ndër vite.

Hutra shkoi në Paskuqan në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe Mevlute Hysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë.

Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi.

Një nga fqinjët e familjes Kurti, ka deklaruar për gazetarët se krimi i ka tronditur, pasi nënë e bijë nuk kishin asnjë faj dhe madje as nuk ruheshin nga gjakësi, sipas asaj që përcakton Kanuni.

Të vrasësh një njeri të pafajshëm duke nderë rrobat, kjo është katastrofë. Ajo familje e mirë, pati bërë djali një sherr ai po e vuan këtio të tjerët ca halli kanë? Ça i ka gjet? Po ne nuk kemi shtet se të bësh një vrasje, dy tre e katër, atje në Greqi dha ministri i rrugës dorëheqjen kurse këtu cfarë bëhet këtu? Ministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ministri i drejtësisë, drejtori i policisë automatikisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Ka shëtit burri i huaj në gjithë Tiranën, çfarë bëhet me këtë shtet? Me ngjarjen jemi tepër të tronditur, se të vrasësh një vajzë 31 vjecare pa faj, krejt e pafajshme. Kjo gruaja dhe vajza nuk janë ruajtur se sipas Kanunit të lekë Dukagjinit nuk vritet femra, nuk merr gjak te femra, gjakësi është nga Dibra e njeh Kanunin“, tha fqinji.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit