-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

500 mijë $, lobim rus? Mandija flet te ‘5pyetjet.al’: Basha refuzoi të flasë, dosja me provat

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Sali Berisha zbuloi se auditi i PD-së për fondet e dhëna nga Lulzim Basha për lobim në SHBA mbylli dosjen. Ai tha se në ditët në vijim do të bëhet publik raporti final i hetimit që selia blu i bëri Lulzim Bashës në lidhje me faktin se ku i mori 500 mijë dollarët që loboi në SHBA, që PS akuzon se janë fonde ruse.

Kryetare e këtij grupi auditi është Ledina Mandija. Por çfarë u zbulua nga auditi dhe a e dha dëshminë e tij zoti Basha? E kontaktuar nga “5pyetjet.al” zonja Mandija tha se ish-kreu i PD-së refuzoi ftesën për të dhënë shpjegime.

Zoti Basha është ftuar, por nuk ka ardhur. Nuk është paraqitur. Është ftuar në tetor-nëntor të vitit të kaluar. Kërkesa u dërgua edhe me e-mail. Nuk ka pasur fare përgjigje. Është marrë në intervistë edhe zoti Ristani, Ibro, që kanë pranuar. Por nuk ka pranuar as zoti Ilir Dervishi. Iu dërgua ftesa me e-mail, por nuk ktheu përgjigje” tha ajo.

Më pas Mandija tregoi se ku u bazua auditi. “U kërkua dokumentacioni edhe nga gjykata, prokuroria edhe KQZ, edhe “Zërit të Amerikës” iu kërkua raporti ku bazohet lajmi. U morën edhe dy ekspertë të pavarur, që bënë një ekspertim financiar, pasi në PD nuk ka pasur asnjë dokumentacion.

Gjykata na vendosi në dispozicion edhe korrespodencën në Amerikë dhe të Nick Muzin. Ankimimet e prokurorëve, kontratat që kanë qenë të lidhura dhe jo vetëm, edhe deklarimet e Muzin në lidhje me 500 mijë apo 150 mijë dollarët. Deklarimet në KQZ janë marrë. Këto dokumente janë vendosur në dispozicion të ekspertëve” tha më tej ajo për “5pyetjet.al”.

Por cili është përfundimi i këtij auditi, çfarë zbuloi? Ledina Mandija deklaroi se nga auditi rezultoi se PD ka bërë vetëm tre pagesa, por asnjë për “Biniata Trade” dhe 500 mijë dollarët nuk kanë dalë nga selia e PD-së.

Nuk jemi në kushtet e pagesave të jashtëligjshme dhe të dyshimta nga PD. Tre janë pagesat që rezultuan të paguara nga PD, 25 mijë te “Muzin Capitol Partners” dhe dy të tjera. Por nuk rezulton asnjë lidhje me “Biniata Trade” dhe nuk rezulton asnjë pagesë 500 mijë dollarë për këtë subjekt. 500 mijë dollarët nuk kanë dalë nga selia e PD-së” tha Mandija.

Mes akuzave të PS-së dhe gjyqit në Tiranë kundër Lulzim Bashës që u mbyll me procedurë jehonën e bëri lajmi i “Zërit të Amerikës” vitin e kaluar që theksonte se Rusia kishte dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, mes tyre Shqipëria.

Shqipëria është një nga këto vende. “Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, shkruante “Zëri i Amerikës”, bazuar te DASH. Kjo çështje u rikthye sërish pas skandalit “McGonigal”.

Me auditin që bëri selia blu duket se qëllimi i Sali Berishës ishte për të distancuar PD-në nga Lulzim Basha lidhur me fondet që raporti i DASH-it, thotë se janë ruse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit