-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet edhe 2 muaj paraburgimi për “Kobrën”

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK-së), për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe gjashtë të pandehurve të tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.

Këtë e ka konfirmuar  zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gashi tha se gjyqtarja e procedurës parapake nga Departamenti Special, Violeta Namani ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, dhe të dyshuarve iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lënda e rastit të Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”, dhe të tjerëve ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Gjykata Themelore në Prizren, më 2 shkurt 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe pesë të pandehurve të tjerë Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrllahi, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.

Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxhaj po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”./Telegrafi

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit