-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tatimet: Mediat e Irfan Hysenbelliut na sulmojnë sepse i zbuluam evazionin fiskal

Kryesoret

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) me anë të një njoftimi për mediat ka deklaratat e bëra nga mediat në pronësi të Irfan Hysnebelliut, për gjoba pa shkak.

Sipas DPT-së, sulmet vijnë pasi strukturat e saj evidentuan një rast të evazionit fiskal nga shoqëria “Albecorp” sh.p.k në pronësi të Irfan Hysenbelliut.

Deklarata e plotë:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon të sqarojë opinionin publik, se kohët e fundit është gjendur përpara një sulmi me lajme të pavërteta, pa asnjë barriere etike profesionale, nga mediat e shtetasit Irfan Hysenbelliu.

E gjitha kjo situatë vjen si pasojë e evidentimit nga ana e Administratës Tatimore e një rasti tjetër evazioni, këtë radhë nga Shoqëria “Albecorp” shpk, në pronësi të z.Hysenbelliu, shoqëri e cila ka  shmangur detyrimet tatimore për vitet 2016 – 2017, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 266 milion lekësh.

Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve dëshiron të sigurojë të gjithë qytetarët se do të vijojë të kryejë me përpikmëri misionin e saj në zbatim të ligjit dhe nuk do të stepet përballë asnjë sulmi që kërkon të intimidojë punonjësit dhe drejtuesit e DPT.

Lidhur me rastin e shoqërisë “Albecorp” shpk, në pronësi të shtetasit Irfan Hysenbelliu, Administrata Tatimore është njoftuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit te Parave përmes shkresës Nr.3723/45 dt.06.02.2023 për një transaksion të kryer nga kjo shoqëri.

Nga informacioni i përcjellë rezulton se në llogarinë e shoqërisë “Albecorp” shpk në bankën Raiffeisen në periudhën Mars 2016 – Maj 2017 është kredituar shuma 605,991,973 lekë, si pagesë për ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës Nr.3535, datë 17.03.2014 dhe vendimit Nr.2147 datë 03.11.2015. Këto fonde më pas u janë shpërndarë disa shoqërive të tjera, sërish në pronësi të shtetasit Irfan Hysenbelliu.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit