-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj i jep 230 milionë lekë oligarkut të tenderave

Kryesoret

Zgjedhjet po vijnë dhe të gjithë duhet të jenë të kënaqur. Pak ditë më parë, në datë 24 Shkurt Erion Veliaj i dha një tender të majmë prej jo pak, por mbi 230 milionë lekë Skënder Kacdedjas që administron firmën “KACDEDJA” bashkë me Ervis Malajn.

“KACDEDJA” ose sikur njihet ndryshe si oligarku i tenderave të qeverisjes vendore, jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por edhe të tjera ka këputur një dorë të mirë. Bëhet fjalë për ndërtimin dhe rikonstruksionin e tregut agroushqimor të Tiranës. Nëse i hedhim një sy preventivit krijon dyshime për fryrje të kostove për biznesmenin që sot është pjesë e rrethit të klientelës së Erion Veliajt.

Open Procurement Albania” këtë tender e ka kapur me flamur të kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit pasi tre kompanitë e tjera që janë paraqitur duket se kanë qenë thjeshtë fiktive për të vazhduar “lojën”, por kjo duket se jo vetëm nuk krijon shqetësim dhe nuk është kambanë alarmi për institucionet ligjzbatuese, por kohët e fundit po merret si “fletë lavdërimi”.

I preferuari “KACDEDJA” nuk është hera e parë që kapet me shkelje në procedurat e tenderave, megjithatë deri tani nuk i ka hyrë asnjë “gjemb në këmbë” duke vazhduar i qetë me fondet dhe “llokumen” e radhës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit