Pas pak Gjykata e Apelit në Tiranë vendos për çështjen e Partisë Demokratike për sa i përket vulës. Në nisje të seancës grupi i Enkelejd Alibeajt ishte i qetë. Përfaqësuesi Indrit Sefa u shfaq i buzëqeshur, ndërsa në kampin e Berishës ishin të zymtë.
Elona Mihali do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja. Kjo treshe do të vendosë sa i përket ankimit të Partisë Demokratike ndaj vendimit të 25 Marsit 2022 të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri.
Më 17 Janar, Gjykata e Apelit pushoi gjykimin për çështjen e PD-së, pasi grupimi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve. Gjyqtari Zhukri njohu statusin e Berishës, dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.









