-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata i dha vulën e PD-së, Alibeaj fton demokratët: Të bashkohemi në 14 Maj

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj shprehet se vendimi i gjykatës së Apelit që i dha vulën e partisë më të madhe në opozitë është një ogur i mirë për demokratët që i fton të bashkohen për zgjedhjet e 14 Majit.

Ai kërkon nga demokratët që të lënë pas krahëve mentalitetin e vjetër dhe këtu i referohet Sali Berishës.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë.

Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.

Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve.

Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit